LAJMI I FUNDIT:

James dhe Durant kapitenët e skuadrave, publikohen pesëshet startuese në ‘NBA All-Star’

James dhe Durant kapitenët e skuadrave, publikohen pesëshet startuese në ‘NBA All-Star’

Pritjes i ka ardhur fundi dhe më në fund janë publikuar emrat e basketbollistëve startues në NBA -All Star.

Ndeshja më atraktive e vitit në NBA do të zhvillohet më 7 mars në State Farm Arena në Atlanta.

NBA ka publikuar edhe kapitenët e dy skuadrave si dhe lojtarët që do të jenë startues.

Kësisoj LeBron James ishte më i votuari dhe do të jetë kapiten i Konferencës së Perëndimit, ndërsa Kevin Durant si i dyti më i votuar do të jetë kapiten i Konferencës së Lindjës.

Përveç yllit më të madh aktual të basketbollit, vend në pesëshen startuese kanë zënë edhe Luka Doncic, Stephen Curry, Kawhi Leonard dhe serbi Nikola Jokic, që merr këtë vend të startuesit pas lëndimit të Anthony Davis.

Sa i përket Konferencës së Lindjes nuk ka pasur shumë befasi, pasi prej kohësh diheshin lojtarët që do të luajnë startues marrë parasysh formën e tyre.

Kapiteni Kevin Durant do ta ketë në ekip edhe Kyrie Irving, Breadley Beal, Giannis Antetokounmpo dhe qendrën fantastike Joel Embiid.

Ndeshja e 70-të e NBA All-Star do të zhvillohet më 7 mars dhe kësaj radhe do të jetë më ndryshe, pasi vështirë se do të ketë tifozë.

Gjithsesi NBA po provon që në këtë takim të lirojë disa vende për tifozët, por në asnjë mënyrë e gjithë palestra nuk do të jetë e mbushur për shkak të masave anti-COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori