Këta të fundit ishin të shoqëruar nga drejtues të Federatës së Basketbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Federatës, Erolld Belegu.

Presidentja Jahjaga, duke e falënderuar delegacionin e FIBA-s për pranimin e Kosovës si anëtare të barabartë të Federatës, theksoi se ky hap shënon hapjen e perspektivës për basketbollin e Kosovës, për të rinjtë e të rejat e vendit që të tregojnë gjithë përkushtimin e talentin e tyre.


Ajo tha se ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës po e ndihmon jashtëzakonisht shumë vendin.

Përfaqësuesit e FIBA-s, Novak dhe Kotleba, e përgëzuan presidentin për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe theksuan mbështetjen për basketbollin e Kosovës, i cili do të mund të prezantohet së shpejti në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app