Ish presidentja e Kosovës, Atifete Hahjaga ka qenë si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI-së të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi
Ajo ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka qenë pjesë e këtij misioni, kur për herë të parë pas 70 vite, në Liberi presidenti është zgjedhur nga një president në tjetrin.
Statusi i plotë i Jahjagës:
“Përfundova misionin tim si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi. Pjesë e delegacionit udhëheqës ishin edhe ish presidenti i Nigerisë, z. Goodluck Jonathan, ish ministrja e jashtme e Ganës, znj. Hanna Tetteh, dhe drejtori rajonal i NDI për Afrikë, z. Christopher Fomunyoh.
Ndihem e privilegjuar që u bëra dëshmitare e një momenti historik për shtetin e Liberisë, me ç’rast për herë të parë në më shumë se 70 vite, pushteti qeverisës kalon prej një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike në tjetrin. Jam veçanërisht e kënaqur që këto zgjedhje ishin të organizuara mirë dhe në atmosferë paqësore.
Shpresoj që gjetjet e misionit do t’u ndihmojnë autoriteteve lokale në adresimin e mangësive për t’i shërbyer konsolidimit të mëtejmë demokratik të Liberisë”, ka shkruar Jahjaga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milloshoski: Qeveria e re deri më 20 qershor
Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251