“Ne të gjithë jemi të përkushtuar që t’i kryejmë detyrat tona, obligimet tona, përgjegjësitë tonë”, ka thënë Jahjaga.

“Prezenca ime sonte këtu është simbolike, por është edhe një dëshmi që ne, institucionet e Republikës së Kosovës, jemi të përkushtuar që t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe obligimet tona që rrjedhin dhe burojnë nga mandati i popullit”.


Drejtori rajonal i Veriut i Policisë Kufitare të Kosovës, kapiteni Hilmi Mehmeti, tha se vizita e Presidentes dhe mbështetja e saj është motiv shtesë për punën e Policisë Kufitare, për kufij të kontrolluar dhe qarkullim të lirë për të gjithë qytetarët të cilët kalojnë përmes kësaj pike kufitare. /Telegrafi/