Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Republikën e Kosovës për të diskutuar për çështjen e personave të zhdukur.
“Jahja Lluka, i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Britanike rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente dhe nismën për hartimin e Planit nga ana e institucioneve të Kosovës , me qëllim të përshpejtimit të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes se të gjithë personave, që vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 –’99”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në çështjen e personave të zhdukur dhe përkrahjen që Ambasada Britanike ka dhënë në këtë proces. Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike , Chablise Stoner, edhe gjatë këtij takimi njoftoi për gatishmërinë e Ambasadës që të vazhdojë me përkrahjen e familjarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në aktivitetet dhe angazhimin që familjet të mësojnë sa më parë për fatin e më të dashurve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare