LAJMI I FUNDIT:

Ja se çfarë vërtet ndodh kur hudhrën dhe mjaltin i hani çdo mëngjes kur keni stomakun të zbrazët

Ja se çfarë vërtet ndodh kur hudhrën dhe mjaltin i hani çdo mëngjes kur keni stomakun të zbrazët

Hudhra është e njohur si një ndër artikujt më të shëndetshëm, antibiotik natyror dhe ilaç për shumë sëmundje.

Hudhra është treguar jashtëzakonisht e dobishme për përmirësimin e punës së zemrës, sepse ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterinën, duke penguar sëmundjen e zemrës dhe rrezikun nga insuficienca e zemrës.

Hudhra gjithashtu mund të ulë në mënyrë efikase efektet e arterosklerozës.


Si bonus plotësues, hudhra gjithashtu mund të lehtësojë problemet e zakonshme shëndetësore, duke përfshirë alergjinë e polenit, të vjellët gjatë udhëtimit, ftohjen dhe gripin, gjithashtu ndihmon edhe në rastin e pickimit të insekteve dhe infeksioneve kërpudhore.

Konsumimi i rregullt i hudhrës mund të zvogëlojë simptomat e osteoartritisit, diabetit dhe zmadhimit të prostatës.

Përveç kësaj, hudhra mund të nxisë sistemin e imunitetit tuaj dhe të përmirësojë aftësinë e trupit për t’i eliminuar toksinën.

Në kombinim me xhenxhefilin dhe qepën, hudhra mund të përkrah detoksifikimin nga kimioterapia, transmeton Telegrafi.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Si përdoret hudhra

Siç u përmend më sipër, ngrënia e hudhrës së freskët është shumë më e dobishme sesa kur e hani të zier, sepse përbërësi i saj aktiv, alicina, qëndron në formën e vet (më të shëndetshme) natyrore.

Për t’i shfrytëzuar përparësitë e saj optimale, hani hudhrën 15 minuta para racionit. Kështu do të aktivizojë reaksionet kimike, të cilat do të ndihmojnë që organizmi juaj më lehtë ta absorbojë alicinën.

Meqenëse hudhra është e njohur për shijen e saj të fortë, mënyra më e mirë që të eliminohet ajo shije bëhet kur hudhrën e përziejmë me mjaltë:

Ngrini 2-3 thelpinj hudhre.
Përzieni me një lugë mjaltë.
Merr këtë ilaç çdo ditë.
Për shtatë ditë, do të ndiheni shumë më mirë dhe shumë më fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Shëndetësi
Kalo në kategori