Ju mund të keni dëgjuar shprehjen se një mollë në ditë e mban doktorin larg, mirëpo siç duhet edhe bananet e kryejnë funksionin e njëjtë.

Përderisa është e shijshme dhe e shëndetshme, njohuritë e fituara për bananet vetëm sa mund t’jua shtojnë dëshirën për ta konsumuar këtë fryt sa më shpesh që mundeni, transmeton Telegrafi.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Bananet i përmbajnë të gjitha vlerat thelbësore të cilat nevojiten për një shëndet të mirë, si kaliumi, vitamina B6, fibrat dhe vitamina C. Siç mund ta shihni, këta përbërës janë një paketim i tërë i mbushur me vlera shëndetësore për zemrën tuaj.

Zvogëloni konsumimin e sodiumit dhe hani banane çdo ditë për të shmangur sëmundjet kardiovaskulare në të ardhmen.

Zvogëlon shtypjen e gjakut

Siç e cekem edhe më lart, bananet janë të pasura me kalium dhe rrjedhimisht janë efektive për zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Lufton aneminë

Nëse jeni i/e zbehtë dhe mendoni se keni mungesë energjie, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga anemia.

Hani banane çdo ditë pas çdo shujte dhe do të vëreni një ngritje në nivelet e energjisë.

Bananet janë burim i mahnitshëm i hekurit, gjë që ndihmon në luftimin e anemisë.

Parandalon kancerin

Veç tjerash, bananet janë edhe mënyrë e mirë dhe e shëndetshme për ta parandaluar kancerin.

Kjo për shkak se bananet kanë sasi të madhe të vitaminës C, e cila dihet se i heq rrezet e dëmshme në trup që e shkaktojnë kancerin. /Telegrafi/