LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndihmon që të drejtat e pronësisë intelektuale të mbrohen më mirë në Kosovë

BE-ja ndihmon që të drejtat e pronësisë intelektuale të mbrohen më mirë në Kosovë

Pas tre vjet e gjysmë të angazhimit të BE-së me disa ministri dhe entitete të Kosovës, legjislacioni i Kosovës tani është më i harmonizuar me acquis të BE-së për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Projekti i BE-së me vlerë 1.9 milionë euro që ka punuar për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi progresiv të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale ka rezultuar në miratimin e një legjislacioni të ri për patentat, dizajnin industrial, markat tregtare, sekretet tregtare dhe topografitë e gjysmëpërçuesve, ndërsa legjislacioni për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta është hartuar dhe së shpejti pritet të kalojë në Kuvend për miratim.

E gjithë kjo po e çon Kosovën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe komerciale, ashtu sikurse në BE; një progres që është theksuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2022.

“Duke folur në këtë ngjarje, Alessandro Bianciardi, zëvendës shefi i seksionit për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë përgëzoi institucionet e Kosovës për progresin e tyre për përafrimin më të mirë të legjislacionit me acquis më të fundit të BE-së për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale “.Të drejtat e pronësisë intelektuale janë të drejta të rëndësishme në dhe për Bashkimin Evropian. Ato vlerësohen si çdo e drejtë tjetër për qytetarët e BE-së. Jemi të lumtur që së bashku me ju kemi vulosur rëndësinë e tyre edhe këtu në Kosovë. Vlera e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale nuk është vetëm ekonomike, ku industria kontribuon pothuajse në çdo qelizë të ekonomisë, por shpërblen punën krijuese dhe zgjidhjet që e bëjnë jetën tonë më të mirë”, tha Bianciardi.

Përveç ndihmës për reformimin e legjislacionit, projekti i financuar nga BE-ja punoi gjithashtu me organet qeveritare për hartimin e akteve nënligjore të nevojshme për zbatimin efektiv të ligjeve të reja, si dhe me gjyqësorin dhe agjencitë e zbatimit të ligjit duke rritur ndërgjegjësimin për praktikat më të mira në zbatimi i ligjeve.

Projekti i BE-së për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, i cili përfundoi sot, punoi gjithashtu për të rritur vetëdijën e publikut në lidhje me përfitimet e respektimit të të drejtave për biznesin dhe publikun në përgjithësi, duke prodhuar botime të ndryshme, udhëzime dhe video edukative të cilat janë të disponueshme në këtë faqe të internetit.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kalo në kategori