LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndanë 17.6 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë

BE-ja ndanë 17.6 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë

Bashkimi Evropian së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë dhuruar në formë të grantit 17.6 milionë euro për fazën e dytë për projektin për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtoresha e BERZH-it për sektorin e Transportit, Sue Barrett, kanë nënshkruar këtë marrëveshje që u konsiderohet si një marrëveshje e rëndësishme për vendin.


Hamza tha se Kosova ka marrë një lajm të mirë ku nga taksapaguesit evropian ka marr 17.6 milionë euro në mënyrë që të ndihmohet Kosova në rehabilitimin e linjave hekurudhore.

“Dëshiroj të falënderoj zyrën e BE së në Kosovë, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe mbi të gjitha taksapaguesit evropian që vazhdojnë të kontribuojë për Kosovën. Marrëveshja që nënshkruam është grat kontribut financiar pa kthim nga Bashkimi Evropian që kap vlerën 17.6 milionë euro dhe do të përdoret për rehabilitimin e hekurudhave prej Fushë Kosovës deri në Mitrovicë”, tha Hamza, përcjell Telegrafi.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE-ja do vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje që përfundonte pjesën e parë dhe pas dhjetë muajsh jemi në pjesën e dytë me financimin e sigurt shohim përpara të filloj puna në dy seksionet e projektit, do rehabilitoj rreth 100 kilometër hekurudhë dhe ngritja e 5 stacioneve në seksionin në kufi në Maqedoni dhe Fushë Kosova në Mitrovicë”, tha Apostolova.

Ndërsa, drejtoresha e BERZH-it për sektorin e Transportit, Sue Barrett, tha se do të vazhdoj bashkëpunimi me Kosovën.

“Ky është projekti i dytë në këtë projekt që përfshin projektin e dytë të BERZH në projektin e transportit. Jam e kënaqur që me rezultatet e projektit ne po thellojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor dhe be dua të falënderoj për bashkëpunimin dhe për bashkëfinancimin e këtyre projekteve dhe ne jemi të zotuar të vazhdojmë të investojmë në transportin e Kosovës dhe të mundësojmë ndërlidhjet e Kosovës në BE. Marrëveshja që nënshkruam sot do plotësoj huat nga BERZH-i rreth 80 milionë euro që do lidh Maqedoninë ne jug dhe Serbinë në veri”, tha Barrett. /Telegrafi/