LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për përballimin e pandemisë COVID-19, nuk përfshihet Kosova

BE-ja ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për përballimin e pandemisë COVID-19, nuk përfshihet Kosova

Komisioni Evropian paraqiti një paketë prej 530 milionë eurosh në mbështetje financiare shtesë përmes Fondit te Solidaritetit të BE-se (EUSF).

EUSF do të kontribuojë në përpjekjet e vendosura nga 17 shtetet anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet drejt anëtarësimit Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër pandemisë COVID-19.


Ky financim do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve të tyre publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.

Komisionarja për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira tha se, “Fondi i Solidaritetit të BE-së është një demonstrim konkret i solidaritetit evropian në veprim. Që nga krijimi i tij, ai ka ofruar ndihmë dhe lehtësim efektiv për miliona njerëz gjatë kohërave të vështira. Vitin e kaluar, ne zgjeruam fushën e tij për të mbuluar emergjenca të mëdha shëndetësore. Tani ne po propozojmë të mobilizojmë asistencën financiare lidhur me COVID-19. EUSF edhe një herë është duke përmbushur misionin e tij kryesor”.

Paketa e ndihmës e propozuar sot përfshin gjithashtu 132.7 milionë euro të paradhënieve të marra tashmë nga Gjermania, Irlanda, Greqia, Spanja, Kroacia, Hungaria dhe Portugalia.

Kurse drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera ka njoftuar se BE-ja do t’i ndajë 13 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Solidariteti i BE-se me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 vazhdon. Komisioni i BE-së ka propozuar më shumë se 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për të mbuluar kostot e valës së parë të pandemisë”, ka shkruar Calavera.

Mobilizimi i pagesave përfundimtare të EUSF për 17 shtetet anëtare bazohet në një vlerësim të plotë të aplikimeve të paraqitura, duke siguruar qëndrueshmëri në qasjen dhe trajtimin e barabartë.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Ndihma financiare do të shpërndahet për vendet aplikuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori