LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon votimin e shpejtë të Demarkacionit në Kuvend

BE-ja kërkon votimin e shpejtë të Demarkacionit në Kuvend

Komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të ‘gjitha partive politike në vend’ që ta procedojnë sa më shpejt për votim në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Komisioneri Avramopoulos thuhet t’i ketë dhënë Kosovës mbështetjen e plotë në hapat e fundit drejt procesit të liberalizimit të vizave.


“Komisioneri Avramopoulos ka njohur përpjekjet e Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij dhe të gjitha partitë politike që ta procedojnë sa më shpejtë atë për votim në Kuvend”, thuhet në një kumtesë të përbashkët të komisionerit të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me komisionerin për cështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, me të cilin thuhet të ketë hapur cështjen e pezullimit të përkohshëm të kushtit të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave.

Kërkesa e Mustafës që përfshinte hapjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe përmbushjen e kushtit të demarkacionit ‘brenda një periudhe dy vjeçare’.

Në kumtesën e përbashkët të komisionerit Avramopoulos dhe kryeministrit Mustafa, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar hapat e fundit të nevojshëm për të përmbushur kushtet e mbetura për liberalizim të vizave me Kosovën.

“Komisioneri Avramopoulos e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për përparimin e arritur deri tani përfshirë edhe rastet konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja palët janë pajtuar se përparimi duhet të mbahet dhe në vecanti numri i dënimeve aktuale të rritet”, thuhet në kumtesë.

Mustafa në Bruksel ‘lobon’ për pezullim të kushtit të Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën ka diskutuar me komisionerin e BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, çështjen e ‘pezullimit të përkohshëm të kushtit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën’.

Kryeministri Mustafa po qëndron në Bruksel dhe ka paralajmëruar hapjen e diskutimeve me zyrtarët e lartë të BE-së për ratifikimin e marrëveshjes së debatueshme të kufirit me Malin e Zi, të cilën Komisioni Evropian e ka shndërruar në kusht për liberalizim të vizave.

Në Komisionin Evropian, njofton bashkëpunëtori i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thonë se takimi me kryeministrin Mustafa është një rast i mirë ‘për të analizuar gjendjen momentale në procesin e liberalizimit të vizave dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës’.

Ata thonë se Kosova ka bërë përparim të madh në këtë proces dhe kanë vlerësuar ‘përpjekjet e saj për të përmbushur edhe dy kushtet e tjera, përfshirë kushtin e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi’.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se ‘marrëveshja e Demarkacionit duhet të përmbyllet sa më parë në mënyrë që KE të mund të japë dritën jeshile për liberalizim vizash edhe me Kosovën’.

Por, ata nuk kanë pranuar që të japin një përgjigje rreth pranueshmërisë së idesë së kryeministrit Mustafa.

Marrëveshja për damarkimin e vijës kufitare ndërmjet Prishtinës e Podgoricës u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Mali i Zi e ratifikoi në Kuvendin e tij, duke i hapur rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO.

Por, ajo ngjalli reagime të fuqishme të opozitës në Kosovë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të parandaluar miratimin e saj në Kuvend.

Një projektligj në Kuvend u tërhoq nga Qeveria, vitin e kaluar, e cila pohoi se do ta rikthejë ‘në kohën kur të ketë arritur numrin e mjaftueshëm të votave’.

Partnerët në koalicionin qeverisës thanë se janë pajtuar që brenda ditësh ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, pas bisedave me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Por, opozita ka këmbëngulur sërish se marrëveshja do të kundërshtohet meqë, sipas saj, ‘Kosova me demarkacion humbet mbi 8 mijë hektarë tokë të saj’.

Propozimi i kryeministrit Mustafa, për pezullim të përkohshëm të kushtit të demarkacionit ndërkaq është diskutuar të martën me deputetët e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës do të takojë edhe Joseph Daul kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës, në cilësinë e vëzhguesit është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori