LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë thotë një studim i ri për rrushin

Ja çfarë thotë një studim i ri për rrushin

Konsumimi i rrushit në kombinim me ushqim të shëndetshëm mund ta zvogëloj rrezikun e mbipeshës, e gjithashtu të përmirësoj bakteret në stomak, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas hulumtuesve, rrushi gjithashtu ndihmon kundër efekteve negative që i sjell ushqimi me përqindje të lart të yndyrës, përfshirë sëmundjet e zemrës, hipertensionin dhe diabetin.


Hulumtuesit kishin zbuluar se përbërësit e rrushit ndihmojnë në zvogëlimin e përqindjes së yndyrës së trupit dhe e përmirësojnë tolerancën e glukozës.

Ky hulumtim është publikuar në Journal of Nutritional Biochemistry, dhe është i bazuar në dy studime laboratorike. /Telegrafi/