LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë ndodh brenda veshit kur e ndjeni nevojën ta kruani atë

Ja çfarë ndodh brenda veshit kur e ndjeni nevojën ta kruani atë

A keni menduar ndonjëherë se përse veshi e nxit nevojën ta kruani atë?

Kjo mund të jetë si pasojë e dyllit, mund të jetë shenjë e hershme e ndonjë infeksioni apo edhe shenjë se jeni alergjik ndaj ndonjë produkti që e përdorni çdo ditë, transmeton Telegrafi.


NHS thotë se përdorimi i produkteve të caktuara në vesh apo afër veshit mund të shkaktoj ënjtjen e kanalit të veshit.

Nëse kruarja në vesh bëhet më shumë se acarim i vogël, atëherë është shenjë se keni infeksion.

Lëngjet në kanalin e veshit mund të bëjnë që të zhvilloni ndonjë infeksion, pasi që lagështia e krijon ambientin ideal për bakteret.

Edhe pse metoda më e zakonshme e pastrimit të dyllit nga veshi është me shkopinj pambuku, kjo vetëm sa e bën kruarjen më të tmerrshme dhe mund të shkaktoj akumulimin e baktereve, pluhurit dhe ndyrësirave tjera në vesh që e shkaktojnë infeksionin.

Në vend të kësaj metode, NHS sugjeron të përdorni pika për vesh që mund të blihen në farmaci. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori