LAJMI I FUNDIT:

UP-ja arsyetohet për rangimin e ulët në platforma ndërkombëtare

UP-ja arsyetohet për rangimin e ulët në platforma ndërkombëtare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi. UP-ja kësaj radhe është renditur për katër pozita më poshtë se sa herën e kaluar.

Në media është raportuar se kjo pozitë bën që UP-ja të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.


Ndaj Universiteti ka reaguar përmes një komunikate për media, ku thuhet se nuk janë më të dobëtit në rajon.

Plagjiatura dhe rënia e UP-së në ranglistën e “Webometrics”, Nagavci: Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë gjendjen
Lexo po ashtu Plagjiatura dhe rënia e UP-së në ranglistën e “Webometrics”, Nagavci: Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë gjendjen

“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”.

“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thuhet në reagimin për media.

Tutje, UP-ja thotë se nuk është e kënaqur me këtë rezultat, andaj “menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike  për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”.

“Në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320. UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar,  për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar)”.

Për sqarim të mëtutjeshëm, thuhet se platforma Ëebometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 për qind e peshës së rangimit bazohet në indikatorë uebometrik.

“Pra, prezenca dhe impakti në ueb (Internet). Siç udhëzohet nga Webometrics, https://ëebometrics.info/en/Previous_editions, krahasimi i rangimeve ndër vite duhet të trajtohet me kujdes për shkak të ndryshimit të metodologjisë së rangimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori