J.Lo nuk është dukur kurrë më provokuese: Ije të zbuluara, dekolte i thellë dhe figurë që të lë pa frymë
Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendje të madhe me fotografitë që ka ndarë në rrjetet sociale
Ylli latin muajt e fundit nuk ka reshtur së qenë në qendër të mediave, sidomos pas suksesit të filmit Office Romance, ndërsa me publikimin e fundit edhe një herë tregoi pse vazhdon të konsiderohet një nga emrat më të ndjekur në botë.
Fustan me shkëlqim dhe prerje të guximshme
Jennifer Lopez pozoi me një mini-fustan mbresëlënës, të zbukuruar me xixa dhe me disa prerje të guximshme, të cilat ia theksonin edhe më shumë figurën. Veshjen e plotësoi me çizme të zeza mbi gju, po ashtu të mbuluara me detaje vezulluese.
Fotografitë brenda një kohe të shkurtër morën shumë pëlqime dhe komente, ndërsa fansat nuk e fshehën entuziazmin për pamjen e saj, transmeton Telegrafi.
Fansat e mbuluan publikimin me komente
Shumë ndjekës theksuan se këngëtarja duket plot vetëbesim dhe energji, ndërsa disa komentuan se ajo, vit pas viti, vazhdon të duket po aq atraktive.
“Mos ndalo kurrë së publikuari fotografi të tilla”, ishte një nga komentet që tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve të tjerë.
J.Lo mbetet ndër yjet më me ndikim
Me më shumë se tri dekada karrierë të suksesshme, Jennifer Lopez vazhdon të tërheqë vëmendjen si me projektet profesionale, ashtu edhe me zgjedhjet e saj të modës. Publikimi i fundit tregoi edhe një herë se interesimi i publikut për jetën dhe karrierën e saj nuk është zbehur.
Qoftë kur bëhet fjalë për projekte të reja filmike, koncerte apo paraqitje mode, J.Lo mbetet një nga yjet më të komentuar në botë. /Telegrafi/





























