LAJMI I FUNDIT:

J Balvin me një mesazh pas performancës në “Sunny Hill Festival”: Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari

J Balvin me një mesazh pas performancës në “Sunny Hill Festival”: Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari
Foto: "Sunny Hill Festival"/Instagram

Ylli latin me famë botërore, J Balvin mbrëmë (e premte) dhuroi një performancë elektrizuese para publikut në Kosovë.

Këngëtari kolumbian performoi në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” dhe një nga momentet me të bukura të mbrëmjes ishte dalja e tij në skenë më flamurin e Kosovës.

Madje Balvin iu drejtuar publikut me fjalën “të dua” në gjuhën shqipe, ndërsa sot ka dhënë edhe një tjetër mesazh përmes llogarisë së tij në Insatgram ku numëron mbi 52 milionë ndjekës.


Foto: Gaby Deimeke/Instagram

“Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”, ka shkruar J Balvin bashkangjitur me një fotografinë ku shihet duke mbajtur flamurin e Kosovës.

J Balvin ndezi atmosferën në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”, doli në skenë me flamurin e Kosovës
Lexo po ashtu J Balvin ndezi atmosferën në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”, doli në skenë me flamurin e Kosovës

Krijuesi i hitit “Mi Gente” tutje ka publikuar momente të ndryshme nga performanca në Prishtinë përmes InstaStory që shfaqin atmosferen që ka mbizotëruar në parkun e Gërmis ku u mblodhën mijëra fansa të tij.

Foto:n J Balvin/Instagram

Kujtojmë që përveç J Balvin dhe artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa që performoi në natën e parë festivalit në netët në vazhdim pritet performanca e reperit Skepta dhe DJ Diplo.

“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë deri të dielën (7 gusht), ndërsa për herë të parë këtë vit festivali do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/

Foto: Gaby Deimeke/Instagram

Foto: J Balvin/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori