IDF transmeton pamjet e goditjes ndaj dy anëtarëve të Hamasit që përpiqeshin të gjuanin me mortaja ndaj trupave izraelite.

Dy operativë të Hamasit që tentonin të lëshonin mortaja ndaj trupave izraelite në Deir al-Balah të Gazës qendrore janë goditur nga një aeroplan.


Kështu kanë deklaruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke publikuar pamjet e sulmit, raporton thetimesofisrael.

Ai thotë se një aeroplan identifikoi militantët në një zonë nga e cila u hodhën raketa në Izrael këtë javë dhe i goditi ata ndërsa përgatiteshin të gjuanin me mortaja ndaj trupave.

Ndërkohë, në Rafah të Gazës jugore, IDF thotë se një aeroplan luftarak goditi një raketë të përdorur për të lëshuar një raketë drejt Izraelit këtë mëngjes, 17 janar.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan një sulm terrorist. /Telegrafi/. /Telegrafi/