LAJMI I FUNDIT:

Droni izraelit vret katër militantë të Hamasit

Droni izraelit vret katër militantë të Hamasit

Një rezervist i ushtrisë izraelite është plagosur rëndë, kur një palestinez hapi zjarr mbi trupat e IDF-së në Tulkarem të Bregut Perëndimor, gjatë një operacioni ushtarak që po e zhvillonte IDF-ja.

Në kumtesën e IDF-së thuhet se droni i tyre po kryente sulme mbi një grup të palestinezëve, që kishin mjete shpërthyese dhe po gjuanin ushtarët izraelitë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, pas aktivizimit të dronit që lokalizoi dhe qëlloi palestinezët, autoritetet palestineze kanë njoftuar se katër prej tyre janë vrarë në këtë sulm.

Ministria palestineze në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, thotë se në 24 orët e fundit janë vrarë 163 persona nga sulmet izraelite
Lexo po ashtu Ministria palestineze në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, thotë se në 24 orët e fundit janë vrarë 163 persona nga sulmet izraelite

Në anën tjetër në Bani Naim të Bregut Perëndimor është duke vazhduar operacioni ushtarak i izraelitë, që kanë bastisur shtëpisë e palestinezëve që kishin kryer me herët sulme vdekjeprurëse në Ra’anana.

Ata në shumicën e rasteve, pas bastisjeve që i kryejnë i hedhin në erë këto shtëpi, që konsiderohen të jenë të eprorëve të lartë të grupit militant palestinez Hamas. /Telegrafi/