LAJMI I FUNDIT:

Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë

Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë

Izraeli pritet të lirojë 150 të burgosur palestinezë gjatë armëpushimit katërditor – të gjithë gra dhe njerëz të moshës nën 19 vjeç.

Shumica e tyre do të kthehen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pas periudhave të burgimit që zgjasin nga disa muaj në disa vjet.


Pse janë burgosur?

Ata u arrestuan për vepra, duke përfshirë tentativë therje me thikë ose vrasje, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve izraelitë ose kontakt me organizatat armiqësore.

Shumë prej tyre u mbajtën nën paraburgim administrativ, që do të thotë pa gjyq.

Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas
Lexo po ashtu Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas

Por asnjëri prej tyre nuk është dënuar për vrasjen e izraelitëve, ndryshe nga shkëmbimet e mëparshme të të burgosurve.

Kush është në mesin e të burgosurve?

Izraeli publikoi një listë me 300 të burgosur palestinezë nga të cilët 150 prej tyre do të përzgjidhen për t’u liruar, në mesin e të burgosurve ka të mitur, gra e të moshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori