LAJMI I FUNDIT:

Izraeli nën komandën e gjeneralëve

Izraeli nën komandën e gjeneralëve
Ilustrim

Historia e shtetit të Izraelit është një nga historitë më interesante dhe komplekse të Lindjes së Mesme, por edhe një rast i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare sa i takon shtetndërtimit, rrugës për konsolidim, rolit të tij në arenën rajonale dhe atë globale.

Që prej krijimit të tij në 1948 dhe të gjitha luftërat që pasuan, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë luajtur një rol esencial jo vetëm në sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, por kanë formësuar dhe kultivuar një komb, vijën e sjelljes, përgjegjshmërinë, gatishmërinë, sensin e detyrës, sakrificën, disiplinën që kanë shpërblyer vendin në disa luftëra, duke u imponuar respekt mbi të gjitha rivalëve të Izraelit.


IDF është ndër të paktat forca të armatosura në botë në të cilin kryejnë shërbim të detyrueshëm ushtarak si djemtë dhe vajzat, madje edhe pas përfundimit të shërbimit ata qëndrojnë si forcë rezerviste e vendit në rast mobilizmi. Reputacioni që ka ndërtuar kjo forcë prej nga kanë kaluar të gjithë ish-kryeministrat apo presidentët e vendit, të cilët kanë shërbyer në të gjitha njësitë përfshirë dhe njësitet speciale si Shaldag, apo brigadat Golani dhe Givati ka marr tashmë një dimension tjetër.

Për herë të parë dy prej ish-shefave të shtabit të saj janë në të njëjtën kohë Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Jashtëm i Izraelit. Gjeneral-lejtnandët me tre yje, Benny Gantz dhe Gabi Ashkenazi që vijnë nga një eksperiencë e gjatë dhe pjesëmarrës direkt në disa prej luftërave të Izraelit që nga 1973 e në vazhdim, janë modeli i suksesit në komandë dhe burim sigurie për qytetarët e vendit.

Fati i ka ndjekur që të dy të pasojnë njeri tjetrin në poste komandues si në komandën veriore në zonë operacionale Liban-Siri, Zëvendës Shefa Shtabi e në fund Shefa Shtabi duke qënë shefat e 20 dhe 21 të IDF.

Zhvillimet e fundit tragjike në Gaza, Azhdod, Lod apo Tel Aviv duhet të adresohen me dialog dhe jo nëpërmjet forcës, por duke respektuar një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete që mundëson një ekzistencë në paqe për të dy popujt, në respekt të së ardhmes por edhe përpjekjeve të fuqive të mëdha për procesin e paqes.

Gjatë këtyre orëve është e qartë që kryeministri i Izraelit Bibi Netanyahu po ndjek nga afër operacionet në Shtabin e Komandës Jugore të vendit përgjegjëse për rajonin e Gazës dhe kufijtë me Egjiptin. Familja Netanyahu është gjithashtu një ato familje që ka shkruar emrin në altarin e IDF në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Vëllai i tij i madh, Kolonel Lejtnand Yoni Netanyahu drejtoi operacionin Thunderbolt në Entebe të Ugandës, ku dhe humbi jetën në 4 korrik 1976 për lirimin e 106 pasagjerëve kryesisht izraelit të marr peng nga PFLP – EO.

Për vetë të shkuarën e tij, Izraeli e kupton shumë mirë rolin e ushtrisë në sigurinë e vendit dhe pasjen e fatit në duart e strategëve të betejave. Në këtë foto të realizuar një ditë më parë në komandën jugore në Beersheba, pavarësisht diferencave politike janë bërë bashkë elita politike dhe ushtarake e vendit të cilët kanë të përbashkët vendin, të shkuarën, dhe lidhjen e tyre me uniformën.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori