LAJMI I FUNDIT:

Izmaku: Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla dhe çerdhe është e patolerueshme

Izmaku: Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla dhe çerdhe është e patolerueshme

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku  nisur nga disa raste të fundit të dhunës në shkolla ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se rastet e sjelljeve joadekuate të mësueseve në shkolla dhe çerdhe është e patolerueshme.

Ajo theksoi se ditët e fundit ka parë lajmet ku një nxënësi 7 vjeçar i nxirren flokët nga mësuesja e klasës, me justifikimin e turpshëm se kishte ndodh në afekt pasi fëmija nuk po arrinte ta kuptonte mësimin, edhe pas shumë përsëritjeve të mësueses.


“Kjo paraqitje ime u nxit nga kjo storje por kjo nuk është e vetmja! Aq shumë kemi brenda vitit të tilla raste, e kur asnjëherë të vetëm unë s’kam marrë një informacion nga inspektorët e arsimit se çfarë ndodh më tutje me të tilla raste”, tha ajo.

Ajo tha se ka raste tjera të sjelljes joadekuate të mësueseve edhe në çerdhe p.sh, kur një fëmije i ndalohet ushqimi pse ai i kishte zënë ulësen një shoku.

“Unë sinqerisht se di se çfarë po bëjnë inspektorët e ministrisë…”, tha deputetja.

“…dhuna në shkolla nuk vjen gjithmonë vetëm nga mësuesit, është edhe e kundërta ku kërcënohen mësimdhënësit nga fëmijë papërgjegjshëm dhe prindër ose të afërm te tyre! Pastaj edhe rastet e fundit ku kemi disa fatkeqësi nga sjellja dhe raportet e vet nxënësve në mesin e tyre ku si duket roli i psikologëve është tejet i padukshëm”, tha Izmaku.

Ajo tha se si ligjvënës nuk arrijnë t’i kuptojnë se deri ku shkon intervenimi i organeve kompetente ndaj personave që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të vegjël dhe atyre që abuzojnë me pozitat e drejtoreve, duke i mbrojtur me çdo kusht stafin sepse duan ta kenë rehatinë për veten e tyre.

“Respekt për secilin mësimdhënës që çdo ditë të jetës së tij i falë dijen një fëmije me përgjegjësi për punën e tij aq të vlefshme për shoqërinë! Aspak tolerancë s’do të ketë ndaj atyre të cilët abuzojnë me detyrën e tyre dhe marrin rolin e një gardiani për t’i tmerruar fëmijët për gjithë jetën!”, tha deputetja Izmaku. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori