LAJMI I FUNDIT:

Izetbegoviq: Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe

Izetbegoviq: Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe

Anëtari i presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq, thotë se nuk ka argumente sipas të cilave çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe.

“Nuk ekzistojnë argumente juridike, as historike, as morale me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve Serbi-Kosovë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe njësinë e saj Republika Serbe. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe njësive të saj është zgjidhur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit”, ka thënë ai për portalin boshnjak Faktor.


Teza sipas së cilës ‘humbjen’ e Kosovës serbët duhet ta kompensojnë me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, sipas Izetbegoviq, është e pranishme që një kohë të gjatë, por tani është intensifikuar si rezultat i bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Dhe kjo histori ka dy dimensione, dy caqe. Njëri është afatshkurtër – për të trembë bashkësinë ndërkombëtare për një destabilizim të ri të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ballkan, dhe në këtë mënyrë të marrë një zgjidhje më të favorshme për Serbinë në çështjen e Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq.

E dyta, sipas tij, është afatgjate – të përforcojë tezën se serbët pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, diçka duhet të marrin si kompensim, dhe presin për rrethana të favorshme historike që kjo të realizohet – dobësimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, duke u kthyer Serbinë në Rusi.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori