LAJMI I FUNDIT:

Ivona Talevska zgjidhet për kryetare e re e AGM

Ivona Talevska zgjidhet për kryetare e re e AGM

Redaktorja e TV Sitel, Ivona Televska, sot është emëruar për Kryetare e re në Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë duke thënë se do të punojë për standarde në gazetari, si dhe mbrojtje sociale dhe juridike. Talevska thotë që do të punojë për shërbim publik të pavarur, dhe në të njëjtën kohë do të pastrojë tregun nga disa portale që e kanë prishur standardin e gazetarisë, kurse e kanë marr edhe kulaçin e marketingut.

Si kryetare e AGM, Ivona Televska përmes organizatës do të interesohet edhe për vendosjen e pagës minimale për gazetarët dhe punëtorët në media, si dhe sigurim shtesë për reporterët, gazetarët dhe kameramanët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Talevska këtë e tha këtë kur u thirr mbledhje e jashtëzakonshme nga Asociacioni i gazetarëve në Maqedoni për shkak të dorëheqjes nga drejtuesit e vjetër që ishin Dragan Pavloviq Llatas, kurse kryetare Slagjana Dimishkova. Sipas informacioneve, dorëheqjen vijnë për arsye personale.

Për Sekretar të Përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Mihaillov, nga portali vesnik.mk. Cvetin Çillanov është zgjedhur për nënkryetar, bashkë me Gjeorgji Kakashevski. Të pranishëm në votim ishin 22 anëtarë të MAN që sipas kryetares së re, Ivona Talevska, pa pasur kuorum për zgjedhje të kryesisë së re.

Të gjithë vendimet ishin të votuara njëzëri, kurse vërejtje kishte Lupço Zllatev, i cili tha se duhet të rishikohet dorëheqja e Llatasit dhe të bisedohet me të sepse ai më së mirë e ka udhëhequr këtë shoqatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori