LAJMI I FUNDIT:

Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Kosovës dhe Bullgarisë

Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Kosovës dhe Bullgarisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës, H.E. Gjergj Dedaj, Ivanov tha se Maqedonia, në frymën e fqinjësisë së mirë, është e gatshme për bashkëpunim të përkushtuar dhe të plotë me të gjitha vendet fqinjë, përfshirë edhe me Republikën e Kosovës, dhe shprehu shpresën për dialog të vazhdueshëm në çështjet bilaterale me interes të përbashkët dhe bashkëpunimit brenda kuadrit të organizatave rajonale dhe organizatave dhe iniciativave të tjera.

“Nga ana tjetër, unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për sfidat e mundshme dhe çështjet e mbetura të hapura që mund të kenë një efekt destabilizues në rajonin tonë. Prandaj, unë besoj se koordinimi, qasja e ndershme dhe veprimi i përbashkët janë të nevojshme në trajtimin e sfidave dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha presidenti Ivanov.

Ndërsa ambasadori Dedaj shprehu besimin se bashkëpunimi i mëtejshëm dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë do të jenë prioritet i lartë në agjendën politike të të gjitha institucioneve të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori