Iu dogj banesa me gjithçka që kishte, kryefamiljari i varfër hidhet në Valbonë (Video)
Pasi banesa iu bë shkrumb e hi dhe humbi gjithçka që kishte, një kryefamiljar nga Tropoja ka vendosur t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.
Gent Zalli ishte një nga banorët e ndërtesës trekatëshe që u përfshi nga flakët në një lagje të Bajram Currit. Pasi mbeti mes katër rrugëve, së bashku më familjen, i gjendur në vështirësi, ka vendosur të vetëflijohet duket u hedhur në lumin e Valbonës.
Ngjarja e rëndë erdhi pasi kryetari i Bashkisë së Tropojës nuk ka ndihmuar familjet që u shpëtuan flakëve.
Sipas një burimi pranë redaksisë së JOQ.al, mësohet se Genti është personi i dytë që vetëvritet për shkak të vendimeve të kryetarit, sepse një tjetër viktimë i ka dhënë fund jetës pasi bashkia e pushoi nga puna.
Po i njëjti burim i është drejtuar redaksisë tonë, ditën kur pallati u përfshi nga flakët, duke thënë se: “Pershendetje JOQ.al. Une banoj tek ky pallati dhe nuk jam prekur nga zjarri pasi jemi ne katin e pare ndonëse pesuam dhe ne ca demtime. Por 3 familjeve ju eshte djegur shtepia dhe nuk u ka mgelur asgje brenda. Nuk ka gjë me të keqe se shohësh duke qare kryefamiljarin e njeres familje aty qe thoshte se sapo kishe marre rrogen prej 350 mij lekesh te vjetra dhe edhe ato i ishin djegur, Ndërkohë Kryetari jone i bashkise i cili ndodhet në Tiranë, as ka levizur fare madje vtm u ka thene “merrni me qera shtepi dhe bashkia ua paguan 5 muaj”. (sic.)
Sipas këtij qytetari askush nga autoritet e Tropojës nuk kanë dalë të kërkojnë për trupin e Gentit, deri në orët e vona të pasdites. Ai na ka shkruar sërish ditën e sotme: “Pershendetje JOQ. Po ju shkruaj per te disaten herë dhe ketë radhe u shkruaj sepse po ndihem aq keq… Më lart ju permenda dy familje qe jane djegur komplet dhe ai kryefamilkari qe u permenda me lart sot ka vrare veten. Është hedhur ne Valbone me vetëdije, Nga gjithë kjo situate kryetari i bashkise spo ben asgje dhe i ka len jashte ata njerez Ju lutem publikojen kudo kete lajm dhe tregojuni të gjithë shqiptareve se si ai njeri vrau veten sot vetem se kryetari i bashkise nuk u siguroi shtëpi. Dua te theksoj dhe dicka ky eshte njeriu i dyte qe vret veten nga vendimet e kryetarit te bashkise i pari e ka vrare veten vjet pasi kryetari e hoqi nga puna. Gent Zalli sot eshte hedhur ne lumim e valbones nga veshtiresit qe e kapen dhe eshte mbytur. Dhe madje ska dal kush ta kerkoje policia vetwm pak ore kan kerkuar pastaj jo me” (sic.).
Ndërkohë, njoftimi i policisë është ky: “Më datë 16.12.2017, rreth orës 12.50, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës dyshohet të jetë mbytur në lumë shtetasi G.Z. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi G.Z., 35 vjeç, banues në Tropojë, punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, duke punuar në breg të lumit Valbonë, gjatë pushimit të drekës, ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më. Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që mbante veshur ky shtetas. Shtetasi G.Z, dyshohet të ketë rënë në lumë. Nga forcat e Policës në bashkëpunim me banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij, nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës, janë ndërprerë kërkimet për ti rifilluar në orët e para të mëngjesit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën