LAJMI I FUNDIT:

Iu bashkuan sot SPAK, kush janë tre prokurorët e rinj që do të hetojnë dosjet “e nxehta” në Shqipëri

Iu bashkuan sot SPAK, kush janë tre prokurorët e rinj që do të hetojnë dosjet “e nxehta” në Shqipëri

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përzgjodhi prokurorët Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, për t’ju bashkuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kështu SPAK nga 17 prokurorë që kishte për hetimin e dosjeve, tani plotësohet me 20 prokurorë.


Por kush janë tre prokurorët e përzgjedhur ditën e sotme nga KLP për të qenë pjesë e SPAK?

Ols Dado

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se Ols Dado ka qenë më herët prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmës-magjistrat.

Prokurori Ols Dado u përball pa telashe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK më 1 nëntor 2022, kur gjatë seancës dëgjimore nuk u relatuan gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Dado falënderoi Komisionin, duke e cilësuar hetimin të thelluar dhe objektiv dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Pra përballja e tij me vettingun kaloi pa probleme.

Anita Jella

Po ashtu mësohet se Anita Jella ka qenë deri më tani drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella ka kaluar me sukses në të dy “filtrat” e vetingut.

Jella u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, KPK, në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Mësohet se ankimimi i Komisionerit bazohej mbi veprimet dhe mosveprimet e Jellës në çështjen ndaj Liridon Pulës, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe në ato për një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, që ishte trasferuar për kompetencë në Durrës.

Gjatë seancave dëgjimore, prokurorja Anita Jella paraqiti shpjegimet e saj lidhur me 7 denoncime nga publiku të depozituara pasi çështja e saj kaloi në KPA. Kështu Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rikonfirmoi në detyrë në 15 shkurt të vitit 2022.

Ndini Tavani

Ndërsa prokurori i tretë i caktuar për në SPAK, Ndini Tavani, mësohet se ka qenë deri më tani prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Ndini Tavani ka përfunduar studimet për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 2003-2004. Më pas, ai ka vazhduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe pas vitit 2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Durrës, Vlorë dhe Tiranë.

Më herët ai u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

KPK, vendosi me shumicë votash të shkarkojë Tavanin më 11 tetor 2019, pasi sipas dy anëtarëve të Komisionit u evidentuan hetime të paplota dhe probleme për pasurinë.

Por ky vendim u rrëzua me pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i cili vendosi unanimisht të rikthejë në detyrë prokurorin Ndini Tavani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori