LAJMI I FUNDIT:

Italiani ‘fantazmë’ vodhi pikturën e shtrenjtë nga banesa e të moshuarve (Foto)

Italiani ‘fantazmë’ vodhi pikturën e shtrenjtë nga banesa e të moshuarve (Foto)

Maskimi i dobët që ka bërë një hajn italian, kur hyri të vidhte një pikturë të shtrenjtë nga banesa e një çifti të moshuar në Pavia të Italisë, ka bërë që të emërohet si fantazmë.

Ai ishte mbështjellë me një çarçaf, poshtë së cilit shihet qartë korniza e gjerë, teksa i shfaqej pjesërisht edhe fytyra, transmeton Telegrafi.


Me ndihmën e pamjeve të shpërndara, karabinierët e identifikuan 51-vjeçarin, që ishte shtyrë të vidhte nga një koleksionues i veprave të artit.

Atë e kanë liruar me kusht deri në një vendim tjetër, ndërsa koleksionuesi që raportohet të jetë një njeri shumë i respektuar në atë zonë, pritet që së shpejti të del para drejtësisë.

Piktura me përmbajtje religjioze, e realizuar me ngjyra vaji në shekullin e XVII, i është rikthyer pronarëve e padëmtuar. /Telegrafi/