Italia regjistroi shifrat më të ulëta të vdekjes dhe infektimit ditor që nga fillimi i izolimit


Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me coronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 31908, që do të thotë janë 145 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 675 duke e çuar në 225435 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 125176, ndërsa 762 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 38351 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 314318. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































