LAJMI I FUNDIT:

Italia ka një tjetër kullë të pjerrët por ekziston rreziku se ajo mund të shembet

Italia ka një tjetër kullë të pjerrët por ekziston rreziku se ajo mund të shembet

Ekziston një tjetër kullë e pjerrët në Itali, por këtë herë zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të shembet.

Torre Garisenda me lartësi 48 metra daton nga shekulli i 12-të dhe ndodhet në zemër të Bolonjës.


Megjithatë, ikona e dashur italiane është konsideruar se është në “rrezik të lartë” për t’u rrëzuar që nga viti i kaluar, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Kulla e pjerrët ndodhet pranë një strukture më të madhe 97 metra të quajtur Asinelli, e së bashku ato njihen si dy kullat.

Bëhet e ditur se në fillim të kësaj jave zyrtarët e vendit kanë vendosur skela, shtylla dhe pajisje tjera në përpjekje për ta mbajtur Torre Garisendan në këmbë, iniciativë kjo 20 milionë dollarëshe.

“Kjo do të bëjë të mundur sigurimin e kullës”, tha kryetari i Bolonjës, Matteo Lepore.

“Në vitin 2025 dhe 2026 do të ketë punime të mëtejshme konsoliduese dhe restauruese të cilat ende duhet të planifikohen”, shtoi Lepore.

Ndryshe, kullat që nga ndërtimi i tyre në Mesjetë kanë shërbyer për operacione ushtarake si sinjalizimi dhe mbrojtja e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori