LAJMI I FUNDIT:

Itali, kapoja mafioz kapet i fshehur mbi dollap (Video)

Itali, kapoja mafioz kapet i fshehur mbi dollap (Video)

Antonio Pelle është lideri i grupit kriminal të San Luca në Itali dhe është në listën e 100 personave më të kërkuar.

Ai u arrestua nga policia italiane, pasi ishte në kërkim që prej vitit 2011, kur u arratis nga spitali në Locri.


Video e mëposhtme tregon edhe vendin se ku ishte fshehur mafiozi i rrezikshëm, në një dhomë të sajuar, shkruan javanews.

Pelle është i dënuar me 20 vite burg për krime mafioze, kultivim droge, evazion fiskal, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.