LAJMI I FUNDIT:

ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut

ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut

Kreu rus i Luhanskut ka nënshkruar një dekret që autorizon rekrutimin e ushtarëve gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Qyteti lindor i Ukrainës u pushtua nga forcat ruse vitin e kaluar dhe u aneksua me vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin pas një serie referendumesh të rreme, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga Ukraina dhe Perëndimi.

Rusia i referohet rajonit si Republika Popullore e Luhanskut, por kjo nuk njihet nga bota perëndimore.


Dekreti thotë se cikli i rekrutimit pranveror në Luhansk do të përputhet me atë pranveror rus, i cili do të zgjasë nga 1 prilli deri më 15 korrik, tha Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Megjithatë, duke pasur parasysh se ky cikël ka vazhduar tashmë për më shumë se dy javë, është e paqartë se si autoritetet planifikojnë të zbatojnë rekrutimin.

Është gjithashtu e paqartë se ku do të shërbejnë këta rekrut, pasi autoritetet ruse kanë mohuar se rekrutët e tjerë do të luftojnë në Ukrainë.

“Njoftimi i Leonid Pasechnik bie ndesh drejtpërdrejt me pretendimin e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov, më 30 mars se rekrutimi nuk do të ndodhë në Ukrainën, duke theksuar mungesën e koordinimit dhe planifikimit të qëndrueshëm midis organeve të qeverisë ruse dhe përjashtimin e autoriteteve ligjore nga proceset vendimmarrëse”, tha ISW. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori