LAJMI I FUNDIT:

Istogu humb për një gol ndeshjen e parë me portugezet, mbetet në garë për kualifikim

Istogu humb për një gol ndeshjen e parë me portugezet, mbetet në garë për kualifikim

Hendbollistet e Istogut kanë luftuar deri në fund në ndeshjen shumë dramatike me skuadrën portugeze 1 Maio/Ada. Pësuan me rezultat 31:30, të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Ndeshja e dytë është të dielën prej orës 18:00 dhe rezultati i ndeshjes së parë e lë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit.


Skuadra istogase është shquar për angazhimin dhe shpirtin luftarak deri në fund. Madje me pak më shumë fat, Istogu do të mund ta fitonte ndeshjen e së shtunës. Në momente kur është vendosur sfida, istogaseve u ka munguar qetësia.

Skuadra portugeze ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka mbajtur epërsi të lehtë në pjesën e parë. Por skuadra istogase nuk është dorëzuar dhe në minutën e 42-të barazoi në 21:21 me golin e kapitenes Albina Rugova.

Në minutën e 58-të Istogu barazoi sërish, me golin e Arlinda Dinaricës. Dinarica realizoi edhe në fund për rezultatin përfundimtar, 31:30.

Kapitenja Rugova është shquar tek Istogu me tetë gola nga nëntë tentime. Shtatë gola nga tetë tentime i kishte Arlinda Dinarica. Ndërkohë Fatiha Haimer i shënoi pesë gola nga pesë tentime.

Paraqitja e së shtunës mbrëma duhet të shërbejë si motivim për Istogun që ta kërkojë kualifikimin e madh në ndeshjen e së dielës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori