Ballkani ka marr fitore ndaj Prishtinës, duke shënuar dy herë në minutat e fundit të këtij takimi.

Kryetrajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi i është gëzuar fitores ndaj FC Prishtinës.


“Kundërshtari kishte ardhur të mbrohej dhe kjo u pa nga minuta e parë. Na dënoi përmes kundër zbritjeve, ndërkohë që ne u rikthyem pas një angazhimi dhe dëshire të madhe që patëm për fitore”.

ismet munishi 1

“Ballkani po tregon që është një skuadër spektakolare, madje edhe atëherë kur humbet”.

“Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje tifozëve suharekas për disfatën e kaluar ndaj Trepçës ’89 dhe njëherit ta uroj këtë skuadër, pasi që nuk e kam patur mundësinë më herët për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Munishi pas ndeshjes.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 22 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app