LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Vdekjet në QKUK nuk janë shkaktuar nga faktori njeri

Ismaili: Vdekjet në QKUK nuk janë shkaktuar nga faktori njeri

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke folur për vdekjet e dyshimta në QKUK, ka thënë se hetimet preliminare tregojnë se vdekjet nuk janë nga faktori njëri, por nga një gaz i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjet.

Ismaili ka thënë se tashmë është identifikuar kompania që ka furnizuar QKUK-në më këtë gaz, dhe ajo po hetohet, pasi që ajo ka prodhuar këtë lloj gazi edhe pse nuk ka licencë për një gjë të tillë.


“QKUK natyrisht se ka filluar hulumtimet e veta. Ndërsa ne si Ministri i Shëndetësisë kemi krijuar grupe të inspektorëve  që udhëhiqen nga grupet e instituteve për të ndjekur pistat e dyshimit . Deri më tani s’kemi përfundime zyrtare, por kemi reagime të madh të të gjithë akterëve. Kemi disa dyshime, por vetëm në suaza të dyshimit,  ku dyshohet  se ka qenë një gazë i veçantë  i cili është përdorur në disa raste,  jo në oksigjen, që ka mundur të sjell komplikime, por që është përdorur në disa salla të operacionit. Por në të gjitha rastet nuk ka pasur komplikime, por komplikimet kanë ndodhur në dy raste që kanë ndodhur edhe vdekjet . Pista kryesore e dyshimit  pra është ai gaz. Kemi progres gjatë ditës së sotme, ku inspektorët tanë na kanë sjellë një raport preliminar, ku thuhet se kemi të bëjmë me një kompani që nuk është e licencuar për këtë punë, e cila është e licencuar vetëm për importimin  e gazit, por që e kanë bërë edhe prodhimin e gazit”, ka thënë ministri Ismaili në RTK .

Ministri Ismaili ja thënë se do të merr vendime të drejta jo të ngutshme.

“Nuk do të bëj vendime pa fakte. Kur t’i kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t’u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim, por edhe ndërrojnë jetë. Deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas”, ka thënë Ismaili gjatë  emisionit në RTK.

Ismaili tha se do të bëjë çmos që  sistemi shëndetësor të këndellet pasi që është sektor shumë I ndjeshëm dhe me shumë probleme.

Ai tha se e kanë vullnetin që ta gjejnë ilaçin për shëndetësinë, dhe se tash po punohet që të mos ketë komplikime të panevojshme dhe gjerat të thjeshtësohen dhe se qytetaret të marrin shërbime shëndetësore. Ministri premtoi që në mandatin e tij do të jetësohen edhe sigurimet shëndetësore, por kjo sipas tij kërkon kohë sepse ligji është në amendamentim dhe gjërat duhet të analizohen deri në detajin e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori