LAJMI I FUNDIT:

Ismaili përuron pajisjet e reja në Klinikën e Oftamologjisë

Ismaili përuron pajisjet e reja në Klinikën e Oftamologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Oftamologjisë në QKUK, ku është përuruar kontingjenti i parë i pajisjeve në vlerë prej 350 mijë euro. Ky furnizim i kësaj klinike me aparaturën e nevojshme i rritë kapacitetet e saj për diagnostikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka përuruar pajisjet e reja dhe shumë të domosdoshme të cilat janë blerë së fundmi për këtë klinikë.


Ministri Ismaili tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sy dhe deri sot janë trajtuar jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, tani këto shërbime do të nisin t[i marrin në QKUK.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë. Po nisim transformimin edhe të një klinikë e cila për shumë vjet ka varfëruar xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit. Me pajisjet e reja, tani të gjitha shërbimet diagnostike dhe operative për sëmundjet e syve mund të merren në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i Klinikës së Oftamologjisë, Adem Miftari, ka thënë se kjo klinikë nuk është furnizuar asnjëherë më një numër kaq të madh pajisjesh që nga themelimi i saj më 1982.

“Me ardhjen e pajisjeve të reja nuk do të kemi më nevojë për ti dërguar pacientët jashtë klinikës tonë, sepse shumica e shërbimeve si diagnostike ashtu edhe terapeutike do të kryhen në Oftamologji. Kjo është një ditë e madhe për klinikën tonë dhe falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në për këtë iniciativë”, ka thënë drejtori Miftari.

Në mungesë të pajisjeve adekuate, vetëm gjatë vitit 2018, Fondi i Sigurimit shëndetësorë ka paguar rreth 1 milion euro për kërkesat e Klinikës së Oftamologjisë jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e përmirësimit të kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore, që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

Për Klinikën e Oftamologjisë janë blerë rreth 350 mijë euro pajisje, e cila për herë të parë është furnizuar me mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasëm të syirt, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të koernesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostifikimin e sëmundjeve të retinës e shumë pajisje të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori