LAJMI I FUNDIT:

Ismaili paralajmëron dorëzimin e pajisjeve tjera në klinikat e QKU-së

Ismaili paralajmëron dorëzimin e pajisjeve tjera në klinikat e QKU-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se në javën që vjen do t’i dorëzojnë disa pajisje të tjera në klinikat e QKUK-së, që të shtohet siguria në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore.

Ai në facebook ka shkruar se në këtë javë, në Kirurgjinë Torokale dorëzuan një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty.

“Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë. Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi. Në javën që vjen do t’i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore”, ka shkruar ai në facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori