LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Nëse largohem prej VV-së, humbëse është Lëvizja, e jo unë (Foto)

Ismaili: Nëse largohem prej VV-së, humbëse është Lëvizja, e jo unë (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka vazhduar të diskutojë në lidhje me “përçarjen” e Vetëvendosjes.

Ai këto diskutime po i bënë edhe me komentuesit e tij në llogarinë e tij në Facebook.


Ai në një koment që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Periskopi, ka thënë se edhe nëse nesër del ai nga VV nuk është ai që humb nga kjo gjë, por sipas tij është VV që do të humbiste.

“Nesër me dalë prej Lëvizjes, unë s’hupi kurrgjë hiç. Ama bash KURRGJA. Lëvizja, amo, hupë goxha, sepse ti idenë ma të vogël nuk e ke se çfarë kontributi i jap unë Lëvizjes”, ka shkruar Ismaili.

Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media që kishte bërë mbrëmë duke demantuar disa lajme për biseda mes anëtarëve të VV-së ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme.