LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Korrigjimi i kufijve nënkupton qëllimin për marrjen e Preshevës

Ismaili: Korrigjimi i kufijve nënkupton qëllimin për marrjen e Preshevës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka akuzuar partitë opozitare në lidhje me qëndrimin e tyre sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për atë të çështjes së territoreve.

“Është një dozë e hipokrizisë nga partitë opozitare, sepse po mos të kishim bërë tryeza të rrumbullakëta atëherë do të mund te thoshin se ‘nga doli kjo’. Kemi pas proces ku i kemi ftuar te gjitha partitë politike”, ka thënë ai në Info Magazine në Klan Kosova.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton që pala kosovare ta ketë për qëllim marrjen e Preshevës. Në qoftë se nuk ka kundërshtim me kushtetutën dhe brenda asaj, partitë politike mund të flasin çfarë të duan”.

“Dëmi më i madh i Kosovës mund t’i shkaktohet me asociacionin”.

“Ne po ndërtojmë skenario të dyshimeve tona, mos ndoshta këtu po futet Serbia, mos ndoshta atje, etj. Partitë tjera nuk janë zënë në befasi , por janë zënë në pa-guxim, nuk kanë guxim të afrohen. Po e bëjnë një përçarje të skenës”.

“Po hyjmë në fazën finale shumë të rëndësishme, që të kemi ulëse në OKB, të gjitha gjërat tjera që krijohen sot janë dashakeqëse dhe nuk sjellin dobi”.

“Kemi teatro politike puro ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së që deri dje e kanë akuzuar njëri tjetrin”, përfundoi Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori