LAJMI I FUNDIT:

Ismaili kërkon vendim të shpejtë nga Kushtetuesja: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve

Ismaili kërkon vendim të shpejtë nga Kushtetuesja: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve
Foto: Ilustrim

Ligji për Paga tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kundër këtij vendimi kanë dalë sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, policisë dhe mësimdhënësve.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se i gjithë personali shëndetësor pret që në fund të dhjetorit të marrin pagat me rritje.


Ai thotë se vendimi i Avokatit të Popullit për dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë, të cilët edhe ashtu po ikin nga vendi.

Sipas tij rritja e pagave do të ndikonte në ndaljen e migrimit të mjekëve dhe infermierëve.

“Gjithë personeli shëndetësor por edhe unë kemi pritur që dhjetori të jetë një lajm të mirë i pritur me shumë vite. Punëtorët shëndetësor janë ata që së bashku me ne janë duke e këndellur gjithë sektorin e shëndetësisë dhe është e domosdoshme që pagat t’i kenë më rritje. Kështu do të ndalen migrimet e tyre në shtetet e huaja si dhe pacientët mos të kërkojnë shërbime në klinika privat ku janë më të shtrenjta. Është një zhgënjim që po zvarritët”, thotë Ismaili, për Ekonomia Online.

Ismaili nuk paragjykon se cili mund të jetë vendimi i Kushtetuese, por kërkon që një vendim duhet të merret sa më shpejt dhe të fillon implementimi i këtij ligji, pasi që edhe buxheti ekziston.

“Disa parti politike nuk e kanë mbështetur kanë këqyr ta ndalin. Por buxheti ekziston ligji është në fuqi. Të merret sa më shpejt një vendim. Kam nevojë për informata shtesë, Kjo është dashur të ndodhë më herët dhe jo në momentin e fundit para se të hyjë në fuqi. Këtë pyetje do të bëjë edhe ndaj Avokatit të Popullit dhe instancave tjera. Pse nuk është dërguar më herët që t’i lejojë Gjykatës Kushtetuese të kryejë punën e saj. Kjo lë një shije të keqe te të gjithë punëtorët shëndetësor”, u shpreh Ismaili.

Mbi 60 mijë punëtorë që marrin paga nga buxheti i shtetit kanë paralajmëruar greva nëse Ligji për Paga nuk implementohet.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori