LAJMI I FUNDIT:

Ismaili i dorëzon Klinikës së Gjinekologjisë dy pajisje në vlerë 110 mijë euro

Ismaili i dorëzon Klinikës së Gjinekologjisë dy pajisje në vlerë 110 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar edhe sot me shpërndarjen e pajisjeve mjekësore për klinikat në QKUK. Sot, ka qenë klinika e Gjinekologjisë Obstetrike ajo e cila ka përfituar nga blerja e pajisjeve të reja mjekësore. Kësaj klinike ministri Ismaili i ka dorëzuar dy pajisje mjekësore të cilat nuk kanë ekzistuar më parë aty.

Histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë euro, si dhe një thikë ultrasonogragike në vlerë prej 30 mijë euro.

“Klinika e Gjinekologjisë Obstetrike, një nga klinikat më të rëndësishme që kemi, për vite me radhë është shërbyer me aparaturë të vjetër dhe joadekuate për shërbime mjekësore. Madje, shumë shpesh në pamundësi që shumë shërbime të ofrohen aty, në mungesë të aparaturës pacientet kanë kërkuar trajtim në spitalet private. Sot, ne bëmë vetëm hapin e parë për pajisjen me aparaturë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më tej, ai ka treguar se për çfarë pajisjesh bëhet fjalë.

“Histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë eurosh, për ekzaminimin e mitrës, tumoreve, sterilitetit dhe anomalive të tjera të saj, dhe një thikë ultrasonografike, në vlerë prej 30 mijë eurosh, që rrit sigurinë e operacioneve, shkurton kohën e tyre dhe përgjysmon kohën e rehabilitimit të pacientes. Në ditët në vijim, në këtë klinikë, ashtu si edhe në klinikat tjera, do t’i dorëzojmë edhe shumë pajisje të tjera, të cilat i kemi blerë për ta realizuar reformën e modernizimit të pajisjeve në QKUK. #Modernizim “, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori