LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Brenda këtyre ditëve LVV do të bie, PDK do të rritet

Ismaili: Brenda këtyre ditëve LVV do të bie, PDK do të rritet

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, thotë se Qeveria Kurti dhe Hoti i kanë lënë shumë punë partisë së tij, në rast se vjen në pushtet.

Sipas tij, këto dy qeveri kanë degraduar vendin në shumë fusha ku do të duhet një plan për t’i rimëkëmbur.

Për të arritur deri te pushteti, Ismaili u shpreh optimist se PDK do të rritet gjatë kësaj periudhe derisa Vetëvendosje do të bie, përkundër disa sondazheve që nxjerrin të parën partinë e Kurtit.

“Në sondazhe duhet të shihet edhe se kah shkon trendi. Ky është një trend që dita-ditës po ndërron. Brenda këtyre ditëve deri në zgjedhje konsideroj që do të shkojnë në drejtime të kundërta. Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë që të bie pas debateve që do të shihen dhe që do t’i paraqesim”.

Ismaili në Klan Kosova tha se Vetëvendosje ende nuk ka prezantuar kandidatin dhe planin për qeverisje, prandaj, sipas tij, do të largohen votuesit.

Derisa tha se gara për zgjedhjet e sivjetme po bëhet mes VV-së dhe PDK-së, Avdullah Hotin e LDK-së po e konsideron si kandidat që nuk zgjon kërshëri për planet e tij qeverisëse dhe se ai nuk mund të sjellë më ndonjë risi në udhëheqje të qeverisë.

“Si PDK jemi të përgatitur dhe kemi një kandidat për kryeministër me përvojë, kemi plane dhe ekipe”, u shpreh Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori