LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare fiton Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë – “Neustadt”

Ismail Kadare fiton Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë – “Neustadt”

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020. Kadare është përzgjedhur në mesin e nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkurronin për këtë çmim.

Çmimi i cili ka një vlerë prej 50 mijë dollarëve është cilësuar si Nobeli amerikan jepet nga revista “World Literature Today”.


Në faqen zyrtare të “Neustadt”-it, thuhet se “Kadare është romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai e botoi romanin e tij të parë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Lshtë përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”. /Telegrafi/