Shteti Islamik ka kërcënuar se do të sulmojë sërish Evropën, derisa Hungarinë e ka futur në listën e caqeve të mundshme, ka deklaruar sot këshilltari kryesor i kryeministrit hungarez Giorgi Bakondi.

Në një konferencë shtypi, ai tha se qeveria është duke trajtuar seriozisht këtë informacion, transmeton Telegrafi.


Bakondi ka shtuar duke thënë se ministri i punëve të brendshme të Hungarisë, ka thirrur për të premten një mbledhje lidhur me çështjet që lidhen me planin e veprimit kundër terrorizmit. /Telegrafi/