LAJMI I FUNDIT:

Ishulli ku nuk ka ujë, vetura e teknologji, por veç të zgjedhurit mund të rrinë aty! (Foto/Video)

Ishulli ku nuk ka ujë, vetura e teknologji, por veç të zgjedhurit mund të rrinë aty! (Foto/Video)

Në shikim të parë Ni’ihau duket si një vend i përkryer për të kaluar pushimet. Është vendi me më së paku banorë në ishullin e Havait, kurse shtrihet në 179 kilometra katrorë përgjatë bregut perëndimorë të Kauai.

Në këtë parajse tropikale që rrethohet nga Oqeani Paqësor, temperaturat sillen midis 20 dhe 30 gradë Celsius gjatë gjithë vitit, kurse plazhet janë të mbushura me guaska të rralla, transmeton Telegrafi.


Por, për fat të keq një numër i vogël i njerëzve mund ta vizitojnë këtë “parajsë” në tokë. Quhet ishulli i ndaluar pasi është pronë private, kurse atë e vizitojnë vetëm ata që kanë ftesë të veçantë.

Mbreti Kamehameda IV e kishte shitur Ni’ihaun në vitin 1863 tek Elizabeth Sinkler për 8.300 euro, kurse pasardhësit e saj – familja Robinson – menaxhon me këtë ishull tash e mbi 100 vite.

Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2009, në këtë ishull jetojnë 130 persona, por supozohet se kjo shifër është rritur ndërkohë në 250, të cilët e kalojnë jetën e tyre larg botës moderne, duke shmangur qiranë.

Brenda këtij ishulli nuk ka rrugë të asfaltuara, hotele apo supermarkete. Një herë në javë zbarkon një anije e cila është e mbushur më gjësende të ndryshme, por në rast të ndonjë fatkeqësie pronarët kanë një helikopter. Kuajt dhe biçikletat janë mjeti kryesor për transport në ishull.

Banorët nuk posedojnë telefona mobil, kurse energjia elektrike akumulohet nga panelet solare.

Pronarët e ishullit janë të vendosur që të ruhet tradita e Havait, dhe kështu ky është ishulli i vetëm në Havai ku rrallë kush e flet gjuhën angleze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori