LAJMI I FUNDIT:

Ishulli, ku mijëra persona shkojnë për t’u martuar (Foto)

Ishulli, ku mijëra persona shkojnë për t’u martuar (Foto)

Çdo vit, 3000 çifte nga Lindja e Mesme fluturojnё pёr nё Qipro pёr tu martuar. Është vendi që u mundëson shumë çifteve që të zhvillojnë një ceremoni civile dhe jo fetare.

Një muzikё e lehtё shoqёron çiftin e ri tё kapur pёr dore, teksa ecin tё nervozuar pranё rreshtave tё boshatisur tё sallёs Larnaca ku zhvillohen dasmat civile.


q1

Rachelle dhe Abdul Kader janë libanezё, por ata duhet tё shkonin nё njё vend tё huaj pёr t’i premtuar njëri-tjetrit besnikëri të përjetshme.

Këtu nusja dhe dhëndri nuk vishen me veshjet e zakonshme, por si të kenë dëshirë.

Të veshur me bluzë dhe xhinse të grisura ata bëjnë betimet ne gjuhёn angleze dhe jo nё gjuhёn e tyre amё, arabishten.

Pasi shpallen burrë dhe grua nga punonjësi i gjendjes civile, të ndrojtur ata puthin njëri-tjetrin.

Historia e dashurisё sё tyre ёshtё diçka e zakonshme në Liban, përcjell GSH. Njё vend, i cili ka te njohura zyrtarisht 18 sekte fetare.

Rachelle ёshtё katolike maronite, ndërsa Abdul një mysliman sunit. Asnjёri perj tyre nuk dёshiron tё konvertohet në fenё e partnerit dhe për këtë arsye kanë zgjedhur një martesë civile dhe larg vendit të tyre.

“Sigurisht, do preferoja tё martohesha nën emrin e Zotit, por nuk kemi zgjidhje tjetёr”, thotë Rachelle. “Ne erdhёm këtu, pasi nuk kemi martesa civile nё Liban”, shton ajo.

Shumë çifte të huaja vizitojnё Qipron për dasmat e tyre.

q2

Rreth 3000 çifte fluturojnё çdo vit nga Lindja e Mesme për të kurorёzuar martesat e tyre.

Shumica e tyre janё libanezё dhe izraelitё. Ato gjejnё njё ceremoni civile greko-qipriote, e cila ёshtё e shpejtё, e lirё dhe çka ёshtё më e rёndёsishmja, ligjёrisht e njohur nё shtёpite e tyre.

“Ka shumё njerёz, tё cilёve nuk u lejohet tё bëjnë martesa civile dhe ne jemi vendi i parё europian ku ata kanё mundёsinё tё bёjnё njё martese civile”, thotё oficeri i martesave civile tё Larnaca, Michaelakis Mallas. “Ceremonitё zgjasin 10 deri nё 15 minuta dhe ne ju japim atyre njё shfaqje te mirё”, shton ai.

Michaelakis e do shumё punёn e tij. “Shikon shumё emocione. Dashuria nuk njeh barriera”, shprehet ai.

Nё disa pjesё te Lindjes sё Mesme janё bёrё tentativa pёr tё legalizuar martesat civile, por drejtuesit e feve kanё pёrdorur influencёn e tyre politike pёr t’i ndaluar ato.

Disa vende thjeshtë imponojnё ligjin Islam ose atё tё Sheriadit, por tё tjerёt kanё struktura, tё cilat zёnё rrёnjё qё nё kohёn e osmanёve. Kjo lejon komunitete tё ndryshme fetare tё operojnё me gjykatat e tyre dhe sisteme paralele tё ligjeve tё familjes.

Pra imamёt, priftёrinjtë dhe rabitёt kontrollojnë martesat, divorcet, kujdestarinё e fёmijёve dhe trashёgiminё. Ata argumentojnë se perёndia i sheh tё gjitha dhe feja nuk mund tё ndahet nga kёto aspekte tё jetёs sё njё personi.

Ky është vendi ku grekët e lashtё besonin se kishte lindur Zoti i dashurisё dhe ёshtё njё vend shumё popullor pёr martesa.

Në trend Fun

Më shumë
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Interesante
Kalo në kategori