LAJMI I FUNDIT:

Ishte thënë se 6 Series do të hiqet nga prodhimi, por është parë teksa testohej në rrugë (Foto)

Ishte thënë se 6 Series do të hiqet nga prodhimi, por është parë teksa testohej në rrugë (Foto)

Në fillim të vitit, është thënë se BMW do ta largojë përfundimisht nga prodhimi modelin 6 Series, sepse nuk është aq i kërkuar në treg.

Për këtë makinë me dy dyer është thënë se nuk është e shpejtë sa duhet, e as nuk japë komoditetin e paraparë, andaj është vendosur të largohet, transmeton Telegrafi.


Por, reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë teksa testohej në rrugë me mbështjellësin për kamuflazh. Megjithëse është komplet me shtresën mbuluese, shihet se është më i gjerë dhe pak më i lartë se modelet paraprake.

Pjesa e grillit ka pësuar ndryshim të lehtë, derisa pjesët anësore duket se janë më të fryra.

Në përgjithësi duket se është një veturë më e madhe, por nuk dihet se çfarë mund të ketë nën “kapak” dhe çfarë fuqie ka. /Telegrafi/

ishte-thene-se-6-series-do-te-hiqet-nga-prodhimi-por-eshte-pare-teksa-testohej-ne-rruge-foto-2

ishte-thene-se-6-series-do-te-hiqet-nga-prodhimi-por-eshte-pare-teksa-testohej-ne-rruge-foto-3

ishte-thene-se-6-series-do-te-hiqet-nga-prodhimi-por-eshte-pare-teksa-testohej-ne-rruge-foto-4

ishte-thene-se-6-series-do-te-hiqet-nga-prodhimi-por-eshte-pare-teksa-testohej-ne-rruge-foto-5

ishte-thene-se-6-series-do-te-hiqet-nga-prodhimi-por-eshte-pare-teksa-testohej-ne-rruge-foto-6