LAJMI I FUNDIT:

Ishte parë duke u “shëtitur” rreth shtatë orë në rrugët e qytetit – momenti i kapjes së luanit të cirkut, të arratisur në Itali

Ishte parë duke u “shëtitur” rreth shtatë orë në rrugët e qytetit – momenti i kapjes së luanit të cirkut, të arratisur në Itali

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një luan u kap pasi ishte arratisur nga një cirk dhe u pa duke ecur në një rrugë pranë Romës.

Kafsha, e quajtur Kimba, u shfaq duke u lidhur, e qetësuar dhe më pas e ngarkuar në një furgon pas shtatë orësh në liri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ende nuk dihet se si kafsha u arratis nga Circus Rony Roller, ku u kthye përfundimisht.


Një vendas i tmerruar ndau një klip në X, i njohur më parë si Twitter, duke treguar kafshën duke ecur nëpër rrugët e Ladispoli, vendbanimi i rreth 40,000 njerëzve.

Disa njerëz madje mbetën të bllokuar në makinat e tyre.

Vendasit u thanë nga autoritetet të qëndronin në shtëpitë e tyre ndërsa përpiqeshin të kapnin kafshën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori