LAJMI I FUNDIT:

Ishte keqtrajtuar aq keq, policia e gjeti “pak ditë larg nga vdekja” – dokumentar i BBC rreth abuzimit të një djaloshi nga e dashura e tij (Foto/Video)

Ishte keqtrajtuar aq keq, policia e gjeti “pak ditë larg nga vdekja” – dokumentar i BBC rreth abuzimit të një djaloshi nga e dashura e tij (Foto/Video)

Momenti tronditës kur policia ka gjetur një njeri të mbuluar në gjak pas muajsh të sulmeve brutale nga e dashura e tij.

Ky do të jetë vetëm një nga detajet e një dokumentari të BBC, rreth abuzimit të një djaloshi nga e dashura e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Worth ia kishte ndaluar Alex Skeel të flinte në shtratin e tyre, e kishte mbajtur larg nga ushqimi, vendosi se çfarë rrobash mund të vishte ai, e izolonte atë nga miqtë dhe familja dhe madje “i mori” edhe llogarinë e tij në Facebook.

Por këto nuk ishin të gjitha. Ai ishte djegur me ujë të valë dhe me therë me thikë kur policia e gjeti atë.

Kur u burgos në vitin 2018, ajo thuhet të ishte gruaja e parë në Britani të Madhe për t’u dënuar për sjellje të tilla.

Të gjitha këto thuhet se do të jenë të prezantuara në një dokumentar të quajtur ‘I abuzuar nga e dashura ime’ tregon historinë e Alex, 23 vjeç, nga Bedford, i cili mbijetoi nga marrëdhëniet e dhunshme dhe abuzive me të dashurën e tij.

Një rast i tillë u përshkrua nga forca si një nga rastet më ekstreme të dhunës në familje të trajtuar ndonjëherë.

Siç bëhet e ditur, në dokumentar, Alex tregon atë që ai duroi nga duart e të dashurës së tij, të cilën e kishte takuar në kolegj kur ata ishin të dy 16 vjeç.

Familja dhe miqtë e tij gjithashtu tregojnë historinë e paparë, duke thënë se ishin të pafuqishëm për të ndaluar atë që po ndodhte dhe të pavetëdijshëm se sa e keqe ishte situata.

Mjekët që e ekzaminuan Alexin pas arrestimit të Worth, panë se numri i lëndimeve të shumta fizike dhe psikologjike nuk ishte i vogël. Ai u tha se ishte vetëm pak ditë larg nga vdekja.

E Alex ka thënë: “Unë besoj se arsyeja që kam mbijetuar është për të treguar historinë time, përmes së cilës do të ndihmojë të tjerët në një situatë të ngjashme”.

Ndryshe, në prill të vitit 2018, Worth u burgos me shtatë vjet e gjysmë pasi u deklarua fajtore për dëmtime të rënda trupore me qëllim dhe sjellje shtrënguese dhe kontrolluese; femra e parë në Britani të Madhe e dënuar për një sjellje të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori