LAJMI I FUNDIT:

Ishte afër spitalit ku planifikoi të jepte gjak – pamje që tregojnë se ‘adoleshenti palestinez ishte i paarmatosur’ kur u qëllua nga snajperi izraelit

Ishte afër spitalit ku planifikoi të jepte gjak – pamje që tregojnë se ‘adoleshenti palestinez ishte i paarmatosur’ kur u qëllua nga snajperi izraelit

Disa pamje të kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur një djalë 16-vjeçar palestinez – që supozohet të jetë i paarmatosur – u qëllua dhe u vra nga një snajper izraelit gjatë operacionit ushtarak të javës së kaluar në Jenin.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tani duket se hedhin poshtë pretendimet e Izraelit se vetëm luftëtarët militantë u vranë në kërkimin intensiv të armëve në kampin e refugjatëve Jenin.


Abdulrahman Hasan Ahmad Hardan u vra teksa qëndronte përpara spitalit al-Amal, i cili ndodhet jashtë kampit.

Ai i ishte përgjigjur një thirrjeje nga xhamia e tij lokale për të dhuruar gjak.

BBC kërkon falje pasi spikerja e lajmeve tha se "forcat izraelite janë të lumtura të vrasin fëmijë"
Lexo po ashtu BBC kërkon falje pasi spikerja e lajmeve tha se "forcat izraelite janë të lumtura të vrasin fëmijë"

Djali u vra pak pas mesditës së javës së kaluar në ditën e dytë të bastisjes së kampit, i cili ka vepruar si qendër për militantët e armatosur palestinezë të financuar nga Irani në vitet e fundit.

Në video, Abdulrahman shihet duke u duar bosh, teksa shikon rrugës dhe bie në tokë pasi u duk se u qëllua nga një snajper izraelit.

“Djali im nuk kishte mbushur ende 17 vjeç”, tha nëna e Abdulrahman, Kifaya Hardan për The Times nga shtëpia e tyre familjare në Bregun Perëndimor.

“Okupatori e vrau me gjakftohtësi dhe e akuzoi për pjesëmarrje në konfrontime të armatosura. Ai nuk mbante armë dhe asgjë tjetër. Ai ishte një fëmijë”, tha ajo.

Nëna i tha The Times se Abdulrahman kishte përdorur transportin publik për të shkuar në spital për të dhënë gjak.

Numri i të vrarëve shkon në dhjetë - mijëra palestinezë ikin nga kampi i refugjatëve Jenin pas sulmit të madh izraelit në Bregun Perëndimor
Lexo po ashtu Numri i të vrarëve shkon në dhjetë - mijëra palestinezë ikin nga kampi i refugjatëve Jenin pas sulmit të madh izraelit në Bregun Perëndimor

“Ai ishte një djalë i zakonshëm, ai nuk ishte një terrorist siç thonë ata”, tha nëna për The Times. “Çdo palestinez në sytë e tyre është terrorist, i armatosur apo jo”.

Ndërkohë një shok i 17-vjeçarit i kishte thënë familjes se ai e paralajmëroi Abdulrahmanin të ndryshonte rrugën pasi ai tha se kishte pikasur snajperin izraelit.

Para se të shfaqej videoja, ushtria izraelite u përpoq të pretendonte se djali mbante një armë automatike kur u qëllua.

Izraeli ka pohuar se të 12 palestinezët e vrarë gjatë operacionit ishin luftëtarë. Që atëherë është zbuluar se katër nga 12 të vrarët ishin nën moshën 18 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori