LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vrarëve shkon në dhjetë – mijëra palestinezë ikin nga kampi i refugjatëve Jenin pas sulmit të madh izraelit në Bregun Perëndimor

Numri i të vrarëve shkon në dhjetë – mijëra palestinezë ikin nga kampi i refugjatëve Jenin pas sulmit të madh izraelit në Bregun Perëndimor

Mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin pasi ushtria izraelite nisi një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka thënë një zyrtar i lartë palestinez.

“Ka rreth 3,000 njerëz që janë larguar nga kampi deri më tani”, ka thënë për agjencinë AFP, zëvendës guvernatori i Jeninit, Kamal Abu al-Roub, duke shtuar se po bëheshin marrëveshje për t’i strehuar ata në shkolla dhe strehimore të tjera në qytetin e Jeninit, përcjell Telegrafi.


Ai tha se rreth 18,000 palestinezë banojnë normalisht në kamp.

Shërbimi i shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dha të njëjtën shifër dhe tha se priste që eksodi të vazhdonte, mes sugjerimeve nga Izraeli se operacioni mund të zgjasë me ditë.

Ndryshe, Izraeli nisi të hënën operacionin e tij ushtarak më intensiv në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati dy dekada, duke kryer një seri sulmesh me dronë dhe duke dërguar qindra trupa në një mision të hapur në një bastion të militantëve.

Të paktën 10 persona u vranë, me 100 të plagosur, 20 prej tyre në gjendje kritike, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

E Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, konfirmoi për AFP se banorët e kampit po largoheshin.

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se shumë banorë të kampit kishin nevojë për ushqim, ujë të pijshëm dhe qumësht pluhur.

Kampi në periferi të qytetit verior të Jeninit të Bregut Perëndimor u krijua në vitet 1950 dhe zona është parë prej kohësh si një vatër e asaj që palestinezët e konsiderojnë rezistencën e armatosur dhe izraelitët e shohin si terrorizëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori